Auto

BMW zbulon zyrtarisht “beben” super sportive 128ti të ri

BMW zyrtarisht është duke rikthyer pakon sportive Turismo. Kjo pako u prezantua për herë të parë në të 60-tat me modelin 1800 TI, pas tij në modelet 2000TI dhe 2002TI dhe në të 90-tat në modelet 323ti Compact dhe 325ti Compact.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, 128ti dërgon fuqinë e tij në rrotat e para ndërsa përdorë disa përditësime të M135i xDrive, transmeton KOHA.

BMW 128ti ka motorin 2.0 litërsh me benzinë i cili prodhon 262 kuajfuqi (195 kilowatts).

{gallery}

Ky motor bënë që 128ti shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 6.2 sekonda ndërsa atë maksimale në 250km/orë.

Gjëja që shumë entuziastë të veturave nuk e kanë pëlqyer është se BMW këtë model do ta ofrojë vetëm me shpejtësi automatike Steptronic Sport me tetë shpejtësi, pa opsionin manual si dhe do të ketë zhurmë të rreme të motorit.

128ti i ri do të ofrohet në Evropë duke filluar nga muaji i ardhshëm me një çmim prej 42,574 euro.