Auto

Në panairin ndërkombëtar në Pekin, 785 modele të reja automjetesh prezantohen për herë të parë

Në panairin ndërkombëtar në Pekin, 785 modele të reja automjetesh prezantohen për herë të parë

Ka nisur këtë të shtunë në Pekin Ekspozita Ndërkombëtare e Automjeteve 2020, me dhjetëra modele të reja të makinave superluksoze që prezantohen për herë të parë.

Me pandeminë koronavirus që ka paralizuar mbarë botën, Auto China 2020 është aktiviteti i vetëm i këtij lloji që organizohet “live” për këtë vit. Me një sipërfaqe prej më shumë se 200 mijë metrash katrorë, kompanitë më të mëdha të prodhimit të automjeteve do të prezantojnë për publikun dhe adhuruesit e makinave 785 modele të reja, 82 prej të cilave shfaqen për herë të parë e nga të cilat 160 janë makina elektrike.