Auto

Nesër gara e auto sllallomit në Sllatinë

Nesër gara e auto sllallomit në Sllatinë

Pas garës malore, e cila në fundjavën e kaluar u mbajt në disiplinën malore në Brezovicë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon të dielën me garën e dytë në disiplinën e auto sllallomit, e cila do të mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

FASK në bashkëpunim me Eurogoma Racing Team kanë vendosur që për garën, e cila do të mbahet më 13 shtator, garuesit nuk do të kenë nevojë të paguajnë tarifën e pjesëmarrjes (startarinën).