Auto

10 veturat që vidhen më së shumti në Gjermani

Sipas një raporti të Shoqatës së Përgjithshme të Industrisë Gjermane të Sigurimeve (GDV), 14.229 automjete me sigurim gjithëpërfshirës (‘kasko’) u raportuan të vjedhura vitin e kaluar. Ky dëm është i barabartë me rreth 280 milionë euro.

SUV-ët ishin caku kryesor përsëri. Në veçanti, gjenerata e dytë e BMW X6-shit ka qenë në shënjestër të hajnave, transmeton KOHA.

Në vijim, ju sjellim listën e dhjetë veturave që janë vjedhur më së shumti në Gjermani:

BMW X6 - gjenerata e dytë;

Land Rover Velar - gjenerata e parë;

Mazda CX-5 - gjenerata e dytë;

Lexus CT200 - gjenerata e parë;

Toyota Prius + - gjenerata e parë;

Range Rover - gjenerata e tretë;

Lexus NX - gjenerata e parë;

Renault Talisman - gjenerata e parë;

Toyota GT86 - gjenerata e parë;

Toyota RAV4 - gjenerata e katërt.

“Është e dukshme që hajnat vodhën më pak vetura të reja, por ia mësyn veturave dy-tre vjeçare”, shpjegon GDV. Arsyeja për këtë, sipas ekspertëve, është se modelet e reja ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër vjedhjes.

Kjo shoqatë, po ashtu, njofton se numri i vjedhjeve të automjeteve në Gjermani u ul më 2019-n.