Auto

Tesla planifikon të eksportojë “Model 3” të Kinës në Azi dhe Evropë

Tesla planifikon të eksportojë “Model 3” të Kinës në Azi dhe Evropë
Foto: Reuters

Tesla po planifikon të eksportojë automjete Model 3 të prodhuara në Kinë për në tregun aziatik dhe evvropian, thonë burime për Reuters.

Prodhuesi i automjeteve amerikane, i cili filloi të prodhojë sedanë elektrikë Model 3 nga fabrika në Shanghai në dhjetor, planifikon që vitin e ardhshëm të shesë automjetet Model 3 të Kinës në Japoni dhe Hong Kong, njoftojnë këto burime.