Maserati MC20 i ri do të rivalizojë Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S me shpejtësi maksimale prej 325km/orë dhe çmim prej 205 mijë eurosh.
Maserati MC20 shënon fillimin e një fushe të re për këtë markë, në të cilën bëhet rival direkt për markat italiane të super veturave sportive luksoze, transmeton KOHA.
Maserati MC20 do të ketë motorin ‘Nettuno’ twin-turbo i cili është prodhuar nga vet kjo kompani, e që është i pari pas 20 vitesh.
Me 622 kuajfuqi, MC20 shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda ndërsa atë maksimale, 325 km/orë.
{gallery}