Auto

Miliarda dollarë humbje në industrinë automobilistike

Miliarda dollarë humbje në industrinë automobilistike

Shtutgart, 10 shtator – Kriza e koronavirusit i ka kushtuar industrisë së automobilave miliarda dollarë humbje në të gjithë botën, sipas një studimi nga grupi i konsulencës EY.

Studimi evidentoi humbjet midis 17 prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në botë, të cilat arritën në gati 11 miliardë euro (12,9 miliardë dollarë) në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi kufizimet për të ndaluar pandeminë tendosën ekonominë globale.