Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Volkswagen, gjatë muajit qershor pati paralajmëruar se Caddy i ri do të bëhet edhe me version për kamping, California. E kjo tani ka ndodhur.
Caddy California, ndër të tjera, ka një krevet, set ulësesh për kamping dhe një tavolinë të vogël, si dhe si opsion ka edhe një kuzhinë të vogël, transmeton KOHA.
Volkswageni po ashtu për këtë Caddy ka prodhuar edhe një sistem modular të shatorit i cili mund të lidhet me automjetin. Këtu mund të flenë dy persona në shator dhe dy brenda automjetit.
Në gamën e motorëve të këtij modeli do të jenë në dispozicion motorët dizelë TDI, me kapacitet prej 55 kW/75 kuajfuqi dhe 90 kW/122 kuajfuqi. Po ashtu në dispozicion do të jetë edhe sistemi 4x4 i tërheqjes.
{gallery}
Fillimisht, Caddy California do të ofrohet në version me gjatësi prej 4.5 metrash ndërsa në vitin e ardhshme do të arrijë edhe versioni prej 4.8-metrash.
Gjithashtu, ky Caddy në version për kamping ka instrument-tabelën digjitale, sistemin për informim dhe argëtim me ekran deri në 10-inç, si dhe 19 sisteme për asistim (në mesin e tyre edhe sistemin gjysmë-autonom Travel Assist System).