Auto

Autopiloti i Teslas detekton kufizimet e shpejtësisë dhe semaforët e gjelbër

Autopiloti i Teslas detekton kufizimet e shpejtësisë dhe semaforët e gjelbër
 

Veturat Tesla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani mund të lexojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe të detektojnë dritën e gjelbër të semaforit, pas një përditësimi të ri të softuerit.

Sistemi Autopilot i veturës e tregon paralajmërimin nëse është tejkaluar shpejtësia dhe dërgon një lajmërim nëse vetura është e ndalur para dritës së gjelbër të semaforit, shkruan BBC.