Auto

Printimi 3D afër të matet me prodhuesit e veturave

Klubi belg i garave të automobilizmit, Heli, kishte një problem në motor. Specifikisht, nën kushtet e garës, mbajtësi i katër cilindrave turbo-dizel në Serinë 1 të “BMW-së” shpërtheu, duke nxjerrë flakë përgjatë një qepjeje të salduar që mbante bashkë dy gjysmat e mbajtësit kryesor.

Ekipi u përpoq ta riqepte. Por kur vetura u kthye në shiritin e garave, gjatë mesit të garës pati humbje të fuqisë dhe u detyrua zëvendësimi i mbajtësit. Kjo s’lejoi të thyhej rekordi.

Për ta zëvendësuar mbajtësin përmes metodave tradicionale, duhet të ketë stampime e ngjitje me flakë, gjë që do të konsumonte kohë e do të ishte e kushtueshme, sepse kërkon pajisje e javë të tëra për dizajnim e prodhim.

Pa shumë zhurmë

Më 2018, Heli e barti problemin te “ZiggZagg”, një kompani belge që prodhon pjesë të printuara në formatin tredimensional. “ZiggZagg” bëri një skanim digjital të të dy pjesëve të mbajtësit dhe pas 10 orësh arriti të krijonte një mbajtës të fuqishëm, të lehtë e të pandashëm. Në garën e parë me mbajtësin e ri, të printuar, pjesa u mbajt mirë dhe Heli doli në vendin e tretë. Ky mbajtës zgjati deri sa vetura u pensionua nga gara më herët gjatë këtij viti.

(Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)