Auto

Subvencioni nxit blerjen e makinave elektrike dhe hibride në Gjermani

Subvencioni nxit blerjen e makinave elektrike dhe hibride në Gjermani

Aplikimet për një subvencion për makinat elektrike, i paguar nga shteti gjerman, arritën në gati 20 000 në muajin korrik, njoftoi sot Ministria e Ekonomisë.

Aplikimet për të ashtuquajturin “bonus inovacioni”, që mbulon si motorët plotësisht elektrikë, ashtu edhe ata hibridë, arriti në 19 993 për muaj, niveli më i lartë që nga prezantimi i bonusit në vitin 2016.