Auto

Automobilistët mblidhen në Grashticë

Në shtegun e Grashticës në afërsi të Prishtinës do të mbahet gara e ardhshme e automobilizmit, ka njoftuar Federata e Autosporteve të Kosovës. Bëhet fjalë për garën e dytë të disiplinës malore për kampionatin e vitit 2020, që zhvillohet në fundjavë.

Garën e organizojnë Prishtina Racing Team në bashkëpunim me federatën.

Vozitja e parë testuese është të shtunën nga ora 13:00, ndërsa vozitja e dytë fillon 30 minuta pasi të përfundojë e para.

Gara zyrtare është të dielën prej orës 12:00.

“FASK në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët, të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë në atë pjesë, pasi rruga do të jetë e mbyllur në intervale të caktuara kohore, por që do që sipas mundësive, pritjet e tyre do të jenë sa më të shkurtra”, thuhet në njoftim.