Auto

Defender Nas-E elektrik, i ndërtuar nga Twisted

Descriptive Text

Zyrtarisht i quajtur NAS-E, apo NAS-E Plus nëse dëshironi një version më të fuqishëm, Twistet ka rikrijuar Land Rover Defender e viteve 90-ta, duke hequr të gjitha pjesët e vjetra, dhe duke i zëvendësuar me rrymë.

Vetura Twisted NAS-E, që është tërësisht eklektrike, ka një motor Remy Borg-warner i cili premton 214 kuaj fuqi dhe ka të gjitha rrotat aktive. Ka një bateri prej 60kwh, me të cilën mund të përshkojë 320 km rrugë me një mbushje të vetme, shkruan Top Gear.

Defender Nas-e vjen në ngjyrë të verdhe, kaltër e madje edhe të gjelbër nëse keni dëshirë. Ulëset i ka nga lëkura ngjyrë kremi, sistem informues me prekje të ekranit dhe është shumë i rehatshëm brenda, transmeton KOHA.

Vetëm 30 copë do të prodhohen, dhe tani për tani vetëm për tregun e SHBA-së, me çmimin fillestar prej 185,000 dollarëve.

{gallery}