Auto

Torsus Terrastorm, minibusi më i fuqishëm, ideal për terrenet e vështira

Torsus Terrastorm, minibusi më i fuqishëm, ideal për terrenet e vështira

Torsus ka prezantuar automjetin më të ri Terrastorm, i përshtatshëm për çdo terren të vështirë. Makina ka një kapacitet prej 20 vendesh, për zhvillimin e së cilës është përdorur si bazë platforma e Volkswagen Crafter 4Motion dhe MAN TGE.

Minibusi vjen në versione të ndryshme dhe sipas Torsus, është i përshtatshëm për individë, kompani që kanë nevojë për një automjet të besueshëm dhe të fuqishëm, shkruan abcnews.al.