Ringjallja e Aston Martinit nën drejtimin e shefit Andy Palmer, po ndjek ritmin me disa modele të reja të planifikuara për të ndjekur suksesin e DB11, transmeton Koha.net.
Një marrëveshje e re financimi e zbuluar kohëve të fundit ka shtyrë në rritjen e kapitalit dhe zbulimit të modeleve të reja, duke përfshirë një rival të Ferrarit 488 me motor në mes të veturës.
Shefi Andy Palmer në një intervistë për autoexpress ka zbuluar se strategjia e kompanisë është lansimi i shtatë modeleve të reja në shtatë vjetët e ardhshme.
“Ne kemi nga një veturë për çdo vit për shtatë vjetët e ardhshme. Kjo fillon me veturat tona GT: DB11, Vantage dhe Vanquish”, ka thënë Palmer.
Palmer për herë të parë ka zbuluar planin për një model me motor në mes që rivalizon Ferrarin 488 e që do të arrijë në vitin 2020.
Produktet e planifikuara të Aston Martin:
V8 Vantage 2017
DB11 Volante 2018
Vanquish 2018
DBX 2019
Valkyrie 2019
Mid-engined supercar 2020
Lagonda 1 2021
Lagonda 2 2022
DB12 2023
{gallery}