Auto

Audi A6 Allroad vjen i përforcuar nga ABT

Audi A6 Allroad vjen i përforcuar nga ABT
Foto: Motor1

Përveç Audi A6 në version Sedan dhe Avant, ABT Sportsline paketën e vet për modifikim dhe përforcim tani e ofron edhe për pronarët e A6-shit në version Allroad Quattro.

Sa i përket motorit, ABT-ja motorin e këtij A6 Allroad, benzinë 3.0-litër V6 TFSI, e ka përforcuar nga 250 kW/340 në 300 kW/408 kuajfuqi, transmeton KOHA. Po ashtu, ofron paketën edhe për përforcimin e motorëve dizelë, 50 TDI dhe 55 TDI, nga 210 kW/286 në 257 kW/349 kuajfuqi.