Auto

Komforti dhe eleganca e përjetshme e Citroen DS

Kjo veturë është një ikonë. Nëse njerëzit një ditë vendosin të braktisin Tokën dhe të marrin vetëm dhjetë automobila nga historia, një Citroen DS do të hyjë në atë listë, së bashku me Ford Model T dhe Ferrari F40, shkruan Top Gear të premten.

Tani, nëse jeni nën moshën 40 vjeçe, Citroeni nuk është ndonjë gjë e madhe për ju. Vetëm edhe një prodhues i makinave me modele të vjetra, apo jo? Por historia e Citroenit në fakt është përplot inovacione dhe mrekulli teknologjike, i cili ishte në krye të dizajnit modern. Por modeli kurorë i Citroenit është ai DS. Asnjë makinë, ndoshta pos Modelit S të Teslas, nuk ka ndryshuar lojën e prodhimit të makinave për kohë të shkurtër aq sa është bërë me modelin DS të Citroenit.

Forma elegante e kësaj veture, e kompletuar me drita të rrumbullakëta, së pari u prezantua në shfaqjen e veturave në Paris në vitin 1955. Vetëm një dekadë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Citroeni ka pasur guximin të prezantojë një veture si anije kozmike. Edhe emri, DS, është shkurtesë e fjalës franceze déesse që do të thotë hyjneshë, transmeton KOHA.

15 minuta pasi që u zbulua, Citroeni kishte marrë 743 porosi. Në fund të ditës, 12.000 depozita u bënë në bankë. Pas nëntë ditëve, kur shfaqja e automobilave mbylli dyert, 80.000 njerëz kishin thënë “oui, do ta marr një” dhe Citroeni kishte përjetuar një rekord të shitjeve. Në epokën e blerjeve me internet, kjo mund të duket pak, por në atë kohë, për një treg që ende po rimëkëmbej nga lufta, kjo veturë ishte një fenomen.

Modeli DS nuk i joshi blerësit vetëm me dukjen elegante. Kishte edhe teknologji shumë të mirë për atë kohë. E tërë vetura kishte amortizatorë të posaçëm për secilën rrotë, që ishin hidro-pneumatike dhe me nivelizim automatik, që do të absorbonte gropat e rrugëve të këqija të Francës në atë kohë. Range Roverat nuk ishin në gjendje të bënin këtë gjë me dekada.

E pastaj ishte edhe fuqia e drejtimit me timon, me një tabelë gjysmë automatike, të gjitha të operuara me hidraulikë si dhe kulmin e lehtë prej leshit të xhamit. Frenat e përparmë ishin montuar brenda, e jo në rrota, për të reduktuar peshën dhe rezistencën. Citroeni ishte përpara rivalëve edhe me vendosjen e rrotave. Dy rrotat e përparme ishin më të gjera përpara për të mundësuar kthimin sa më të butë nëpër kthesa. Kjo veturë solli të gjitha këto risi në vitin 1955, kur ende kishim trena me avull dhe televizioni bardh e zi ishte luks.

{gallery}