Auto

Tesla shtyn sërish ngjarjen Battery Day

Tesla shtyn sërish ngjarjen Battery Day
Foto: Reuters

Ngjarja e shumëpritur Batter Day e Teslas sërish është shtyrë, dhe ndoshta do të kombinohet me takimin e aksionarëve të kësaj kompanie javë më vonë, ka bërë të ditur drejtori Elon Musk, shkruan Digital Trends të hënën.

Në këtë ngjarje, që pritet të ndodhë në gusht, Tesla pritet të zbulojë një bateri me çmim të ulët dhe më jetë të gjatë që së pari do të vendoset te vetura elektrike Model 3 në Kinë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021 para se të arrijë në tregjet e Amerikës Veriore. Bateria e “milionë miljeve” do të përdorë pak ose aspak kobalt, element i cili i rrit çmimet e baterive të makinave elektrike dhe do të përmbajë shtesa kimike e shtresë të posaçme që do të mundësojë ruajtjen e energjisë për një periudhë më të gjatë kohore, transmeton KOHA.