Auto

Elvis Kosova, garuesi nga Shqipëria fiton “Drag Racen” e parë për këtë vit

Federata e Auto Sportit e Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se Elvis Kosova është fitues i garës së parë “Drag Race” për këtë vit, e cila u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Kosova, garuesi nga Shqipëria me Nissan GTR, ka pasur kohën më të shpejtë, pasi distancën prej 402 metrave e kaloi për 09.436 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 266.66 kilometra në orë.

“Ishte një garë e mirë, me numër të konsiderueshëm të garuesve dhe organizim të mirë. Ne jemi të kënaqur me fitoren tonë, ndërsa besojmë se do të marrim pjesë edhe në garat e ardhshme”, ka thënë Indri Hoxha, përfaqësues i ekipit të garuesit Kosova, transmeton KOHA.

Kohën e dytë më të mirë e pati Labinot Maliqi me Golf II, i cili në cak arriti për 10.100 sekonda, ndërsa i treti ishte Alton Potera me Audi S8 me kohën prej 11.679 sekonda.

Gjithashtu, FASK-u njofton se sivjet risia e garës ishte edhe pjesëmarrja e garueseve femra, që ndodhi për herë të parë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion.

Pas kërkesës së FASK-ut që për shkak të pandemisë të mos ketë publik, garën “Drag Race” e kanë përcjellë një numër i vogël i shikuesve. Po ashtu, federata adhuruesve të këtij sporti ua mundësoi që garën ta përcjellin edhe në transmetim televiziv.

Pjesëmarrës në garën “Drag Race”, të parën për këtë vit, ishin garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e Veriut dhe diaspora.
 

Rezultatet:
Femrat:
1.Pranvera Xhferi (Audi Q8) 15.547
2.Bruna Tafili (BMW) 16.049
3.Ermira Topalli (Land Rover) 16.505

Meshkujt (Divizioni AWD)
Klasa 9

1.Elvis Kosova (Nissan GTR) 09.436

Klasa 10
1.Labinot Maliqi (Golf II) 10.100

Klasa 11
1.Alton Potera (Audi S8)11.679
2.Drilon Iseini (Nissan GTR) 12.492
3.Ardian Prekupi (Golf III) 13.598

Klasa 12
1.Jaha Vllahiu (Golf III) 12.346
2.Muzafer Beka (Audi A3) 16.277

Klasa 13
1.Drilon Buduri (Audi S3) 13.194
2.Erjon Loci (Audi S3) 13.549
3.Burim Habibaj (Golf II) 14.773

Klasa 15
1.Dardan Krasniqi (Audi A7) 16.538

Divizioni FWD
Klasa 11

1.Lavdat Vllahiu (Golf II) 12.081

Klasa 12
1.Sadat Rama (Golf II) 12.752
2.Leutrim Isufi (Golf II) 13.985

Klasa 13
1.Lavdim Shala (WV Polo) 13.200
2.Rexhep Alija (Golf II) 13.644|
3.Armend Islami (Golf III) 15.010

Klasa 14
1.Lorik Badalli (Golf V) 14.358
2.Blend Rexha (Golf VI) 15.083

Klasa 15
1.Triumf Thaqi (Golf II) 15.315
2.Ergiz Cela (Golf IV) 16.020
3.Fisnik Asllani (Opel Calibra) 15.621

Klasa 16
1.Ardit Namligjiu (Opel Corsa) 16.139

Divizioni RWD
Klasa 13

1.Behar Emerllahu (BMW) 13.153
2.Florent Blakqori (BMW) 13.700
3.Florian Gjinaj (Mercedes C) 13.635

Klasa 14
1.Arianit Haxholli (BMW 330i) 14.317
2.Alban Cakaj (BMW 325) 14.410|
3.Reshat Pulaj (Golf III) 14.632

Klasa 15
1.Klajd Celaj (Mercedes) 15.234
2.Kastriot Grajqevci (BMW) 15.425
3.Jahir Maloku (BMW) 15.145