Auto

VW investon dy miliardë euro në veturat elektrike

VW investon dy miliardë euro në veturat elektrike

Grupi Volkswagen ka njoftuar se ka vendosur të investojë 2.1 miliardë euro në dy kompani kineze të veturave elektrike, duke nxitur betejën e re në automobilizëm.

VW ka thënë se do të investojë një miliard euro për të marrë 50 për qind të aksioneve në “Anhui Jianhuai Automobile Group”, duke rritur edhe pjesën në bashkëpunimin me JAC-në në 75 për qind të aksioneve nga 50 sa kishte.