Auto

Pastrimi i interierit të veturave, i domosdoshëm për ta luftuar koronavirusin

Pastrimi i interierit të veturave, i domosdoshëm për ta luftuar koronavirusin

Pastrimi i duarve dhe pastrimi e dezinfektimi i sipërfaqeve janë dy mënyrat më të mira për të mbrojtur veten nga shpërndarja e koronavirusit, ka bërë të ditur “Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve” (CDC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me përhapjen e virusit Covid-19, këshilla kryesore e ekspertëve ka qenë pastrimi i mirë i duarve dhe përdorimi sa më i shpeshtë i dezinfektuesve, të cilët mund të shkatërrojnë virusin që ka marrë jetën e mijëra njerëzve.