Versioni Spider i Skoda Scalës, i projektuar nga studentët Foto: Motor1

Versioni Spider i Skoda Scalës, i projektuar nga studentët

20 March 2020 19:51

Në muajin qershor pritet të dimë më shumë për një koncept të ri të cilin e ka krijuar një grup studentësh nga akademia e prodhuesit të njohur çek të automjeteve, Skoda.

Në një deklaratë thuhet se ky është njëri nga 7 konceptet, për të cilin si bazë për kreacionin më të ri ka shërbyer modeli Scala, transmeton Koha.net.

Në këtë projekt të ri, të angazhuar kanë qenë 20 studentë dhe si rezultat vjen versioni Spider i Scalës, e cila për dallim nga modeli standard ka mbetur pa dyert e pasme, ulëset e pasme dhe çatinë.

Gjithashtu, është modifikuar edhe pjesa e pasme, sistemi i shkarkimit të gazrave është vendosur në qendër të veturës, si dhe do të vijë me set të ri të rrotave 19-inçësh nga alumini.

Sa i përket enterierit, Skoda Scala Spider do ta huazojë nga Scala Monte Carlo.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme