Auto

Zbulohet super vetura e bërë nga printerët 3D, Czinger 21C me 1233 kuajfuqi

Kompania me bazë në Kaliforni, Czinger ka zbuluar të gjitha detajet dhe dizajnin e veturës së tyre të re, 21C.

Kjo veturë ka debutuar në panairin e veturave në Gjeneva 2020 ndërsa është i bërë krejtësisht nga printerët 3D, një teknikë e cila mund të ndikoj në mënyrën se si prodhohen të gjitha veturat e tjera në të ardhmen, transmeton Koha.net.

E dizajnuar, zhvilluar e projektuar nga fillimi, Czinger 21C është krijuar për të rivalizuar direkt McLaren Speedtal e Aston Martin Valkyrie e ardhshëm ndërsa përshkruhet nga prodhuesit si veturë “revolucionare”.

{gallery}

Fal konstruktit të shasisë së saj super të lehtë të bërë nga fibrat e karbonit dhe alumini, 21 C (i emërtuar si vetura e shekullit 21) peshon vetëm 1,233km.

Czinger 21C ka tre motorë, njërin 2.88 litërsh twin-turbocharged V8 me benzinë si dhe dy të tjerë elektrik të vendosur mbi secilën rrotë nga para.

Motorët e Czinger 21C prodhojnë 1,233 kuajfuqi ndërsa ka rrotat e pasme aktive si dhe marsh me shtatë shpejtësi.

Czinger 21C shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për vetëm 1.9 sekonda e nga 0 në 300km/orë për 15 sekonda dhe atë maksimale mund ta arrij deri në 432km/orë.