Skoda prodhon Octavian e 7-miliontë

Skoda prodhon Octavian e 7-miliontë

21 February 2020 18:14

Skoda Octavia ka arritur në shtatë milionë njësi të prodhuara. Octavia, modeli më i mirë i këtij prodhuesi çek të automjeteve, ka qenë në shitje për 61 vjet.

Octavia e 7-miliontë sapo ka dalë nga fabrika e Skodës në qytetin Mlada Boleslav. Gjenerata e katërt e këtij modeli ka debutuar në nëntor të vitit të kaluar, shkruan “motoringresearch”.

Image

Modeli origjinal i Octavias ka ofruar shumë sesa modeli i fundit. Një kombinim i përballueshmërisë, sigurisë dhe një sërë teknologjish të reja, transmeton Koha.net. Sot, kjo nënkupton asistentin me zë që quhet Laura dhe ndriçime LED, ndërsa në vitin 1959 kjo nënkuptonte amortizatorët e pavarur për të katër rrotat.

Gjithashtu, modeli origjinal i Octavias ishte modeli i tetë i Skodës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Prandaj e ka fjalën “Oct” në emër.

400 mijë njësitë e para nga 7-milionë Octaviat ishin gjenerata e parë e këtij modeli, të prodhuara mes viteve 1959 – 1971.

Image
Skoda Octavia, model i vitit 1996

Octavia moderne ka debutuar më 1996, e zhvilluar nën ombrellën e Volkswagen Group. Ky ishte momenti kur Octavia ka shënuar sukses, duke shitur 61,000 njësi më 1997 dhe pastaj 117,500 më 1998.

Gjenerata e parë e Octavias ka vazhduar prodhimin deri më 2010, paralelisht me pasardhësin e tij pas 2004-ës, duke arritur në mbi 1.4 milion njësi të shitur.

Gjenerata e dytë, modeli i vitit 2004, është prodhuar deri në vitin 2012, me 2.5 milionë njësi të prodhuara. Ndërsa gjenerata e tretë e Octavias nga viti 2012 ka zgjatur deri në vitin e kaluar, ku gjatë kësaj periudhe janë prodhuar 2.6 milionë njësi.

Image

Ndërkaq gjenerata e katërt është prezantuar në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pritet të debutojë muajin e ardhshëm në panairin e automjeteve që do të mbahet në Gjenevë (nga 5 - 15 mars).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme