Auto

Czinger C21 arrin nga 0 në 100km/orë për vetëm 1.9 sekonda

Shumë prodhues të automobilave do t’i shmangen panairit të sivjetmë “Geneva Motor Show”, por nuk pritet të mungojnë debutimet e mëdha. Një nga to pritet të jetë modeli i ri i kompanisë amerikane Czinger, që ka paralajmëruar veturë hibride “21C” me plot 1233 kuajfuqi.

Sipas kompanisë, ky automobil do të ketë fuqi të mjaftueshme që të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 1.9 sekonda.

Pak vetura mund të arrijnë përshpejtim të tillë për më pak se dy sekonda.

Czinger C21, për të cilin nuk dihen shumë detaje, do të debutojë më 3 mars. Aty pritet të kuptohen detajet tjera për veturën.