Për tejkalim shpejtësie e vozitje nën ndikim të alkoolit, në Mal të Zi gjoba edhe dënim me burg

Për tejkalim shpejtësie e vozitje nën ndikim të alkoolit, në Mal të Zi gjoba edhe dënim me burg

13 February 2020 12:50

Në Mal të Zi nga dje ka filluar aplikimi i Ligjit të ri për siguri në komunikacion. Ndër të tjera ata që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit ose tejkalojnë kufirin e shpejtësisë së lejuar, përveç gjobave, do të dënohen edhe me burg.

Për veprat të rënda në komunikacioni, Ligji parashikon burgim nga 15 deri në 60 ditë për ata që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit me përqendrim 2g/kg ose më shumë, ata të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike si dhe për ata që tejkalojnë shpejtësinë 70 km / orë ose më e lartë se sa shpejtësia e lejuar.

Për kundërvajtjet në komunikacion gjobat do të jenë më të larta se ato të mëparshmet, patentat nuk do të merren, por sipas procedurës gjyqësore do të shqiptohen masat me të cilat do të ndalohet drejtimi i automjetit, kurse shkelja e kësaj ndalese do të sanksionohet rëndë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme