Auto

Gjermanët e përforcojnë Urusin me 820 kuajfuqi

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e automjeteve, Keyvany, së fundmi është marrë me SUV-in e Lamborghinit, Urus.

Kjo kompani e ka përforcuar këtë Urus, transmeton Koha.net. Po ashtu, ofron paketën për aerodinamikën, dritat e reja LED, rrotat 24-inçësh me goma 295 mm të përparme dhe 355 mm të pasme , sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, etj.

{gallery}

Falë disa pjesëve nga fibra të karbonit, ky Urus Keyvany peshon 41 kilogramë më pak për dallim nga ai standard.

Aerodinamika e këtij kreacioni të Keyvanyt përshinë mbrojtësin e përparmë shtesë të ri, vrima për ajër, kofanon e re, mbrojtësit anësor më të gjerë, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler).

Ky Lamborghini Urus Keyvany ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 i përforcuar në 820 kuajfuqi.