SUV-i sportiv X3 M Competition i BMW-së është “trajtuar” nga kompania e njohur AC Schnitzer, kompani e cila merret me modifikimin e veturave.
“Trajtimi” nga kjo kompani përfshinë paketën e re për aerodinamikën, përforcimin e motorit, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe enterier të modifikuar, transmeton Koha.net.
AC Schnitzerit për këtë SUV sportiv ka zgjedhur mbrojtës shtesë të përparmë (spoiler) dhe mbrojtës shtesë të pasmë në çati (spoiler), set të ri të rrotave 20 deri 22-inç nga alumini me goma 255/45 R20 dhe 265/45 R20 deri 265/35 R22 dhe 275/35 R22, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar (tani ky SUV është më i ulët për 20-25 mm), si dhe enterier të modifikuara, i cili tani ka timon “AC Schnitzer”, disa detaje nga alumini, pedalet sportive si dhe tepihët e rinj.
{gallery}
Gjithashtu, AC Schnitzer për këtë X3 M Competition ofron edhe paketën për përforcimin e motorit të tij, 3.0-litër Twin-Turbo me 6 cilindra, në 600 kuajfuqi.
Kjo kompani, po ashtu, do të ofrojë paketën për përforcimin e motorit edhe të modelit standard BMW X3 M, por detajet ende nuk janë zbuluar.