Shoferët më të rrezikshëm në Britani del të jenë shitësit e veturave dhe priftërinjtë

Shoferët më të rrezikshëm në Britani del të jenë shitësit e veturave dhe priftërinjtë

07 December 2019 10:50

Njerëzit që transportojnë mallra, shitësit e veturave, teknikët e gomave e priftërinjtë janë në mesin e shoferëve më të rrezikshëm në Britani, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Ueb faqja e që bënë krahasimet e kompanive të sigurimeve në Britani, ‘MoneySuperMarket’ ka shikuar të dhënat e 7.8 milionë aksidenteve të mbuluara nga kompanitë e sigurimeve të bëra në 12 muajt e fundit, dhe ka shikuar profesionet e shoferëve të cilët janë përfshirë më së shumti në aksidente, transmeton Koha.net.

Njerëzit që transportojnë mallra, është zbuluar se janë shoferët më të rrezikshëm në Britani, 7.21 prej 1000 prej tyre kanë bërë aksidente.

Të dytët janë shitësit e veturave, me një vlerësim prej 4.06 në 1000 prej tyre që bëjnë aksidente, e pas tyre teknikët e veturave me 4.05, raporton ueb faqja automobilistike angleze, autoexpress.

Në top 20 profesionet të cilët bëjnë aksidente më së shpeshti janë edhe priftërinjtë me 2.75 për 1000 e pas tyre njerëzit që punojnë në bare, me 2.41.

Ndërsa njerëzit me profesione si avokat, profesor, futbollistët profesionistë e veterinarët janë më pak të rrezikshmit në komunikacion.

Në këtë studimin është zbuluar se meshkujt shkaktojnë aksidente gjashtë herë më shumë se sa femrat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme