Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Audi, mund të jetë në qendër të vëmendjes në panairin e ardhshëm në Los Anxhelos i cili do të mbahet nga 22 nëntori deri më 1 dhjetor.
Prodhuesi me seli në Ingolstadt do të arrijë në Kaliforni me disa modele me performancë të lartë.
Përveç premierës së parë në historinë të RS Q8-shit, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin modelet e reja RS6 dhe RS7.
Lexoni edhe:
Veturat e veçanta që pritet të prezantohen në “L.A. Auto Show” [foto]
Gjithashtu, stenda e Audit në Los Anxhelos do të përfshijë edhe modelet S6, S7 dhe S8.
Por kjo nuk është e tëra, pasi vizitorët do të kenë nderin të ndjekin premierën e edicionit të kufizuar të RS6 Panther Edition, i cili do të jetë në dispozicion në vetëm 100 njësi - 75 në version Sportback dhe 25 në Coupe./ksp