Auto

Project Kahn prezanton “perlën” e re

Kompani e njohur britanike, Project Kahn, prezanton edhe një kreacion i cili mban emrin “Cayman Pearl Range Rover Sport SVR Pace Car”.

Si zakonisht, edhe ky model vjen me një numër të detajeve dekorative të cilat i japin një pamje më tërheqëse për dallim nga ai standard, transmeton Koha.net.

{gallery}

Përveç eksterierit dy-ngjyrësh (bardhezi), Project Kahn për këtë “perlë” ka zgjedhur edhe maskën e përparme të re “LE”, mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësor të zgjeruar, set të ri të rrotave “Pace Car”, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, ulëset të veshura me lëkurë, pedalet nga alumini si dhe disa detaje nga çeliku.

Modelin që e shohim në këto fotografi, në fakt, është i dedikuar një klienti nga Ishujt Kajman (Cayman Islands), prandaj mban emrin e këtij vendi.