Auto

Mustangu SUV e elektrik rrjedh në ueb faqen zyrtare të Fordit

Fordi aksidentalisht ka publikuar fotografitë zyrtare e detajet e SUV-it të ri të tyre elektrik, Mustang Mach-E, në ueb faqen e tyre zyrtare, para lansimit të veturës, që pritet të bëhet në një ngjarje speciale për të.

Detajet, specifikat e çmimi i tij, shumë shpejtë janë hequr nga Fordi, por jo para se ato të fotografohen, transmeton Koha.net.

Ford Mustang Mach-E do të zbulohet gjatë një ngjarjeje speciale të dedikuar për të, më 18 nëntor 2019, ndërsa do të rivalizoj direkt Mercedes EQC, Tesla Model Y e Audin e ardhshëm, Q4 e-Tron.

Në fotografitë e rrjedhura nga Fordi ka zbuluar për herë të parë interierin e Mach-E, i cili do të jetë sport e me shumë ekrane.

{gallery}

Mustangut SUV elektrik i është zbuluar edhe çmimi për SHBA.

Modeli bazë i Mach-E do të kushtoj 43 mijë dollarë (rreth 43 mijë euro) ndërsa do të ofrohet në dy modele si fillim.

Modeli standard, do të ketë rrotat e pasme aktive, prodhon 251 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për rreth 6 sekonda e me një mbushje të vetme të baterive do të mund të përshkoj 370 kilometra rrugë, transmeton Koha.net.

Ndërsa modeli tjetër, me të gjitha rrota aktive e i cili do të ketë kuajfuqi njëjtë sikurse modeli paraprak, do të ketë edhe një motorë në rrotat e para, e i cili shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për rreth 5 sekonda e do të mund të përshkoj 337 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.

Fordi është duke planifikuar edhe modelin ‘Premium’ të Mustang Mach-E, për një çmim prej 50,600$ (45,700 euro) po ashtu në dy modele, njëri me 278 kuajfuqi e tjetri me 328 kuajfuqi. Blerësit do të mund të zgjedhin nëse donë vetëm rrotat e pasme aktive, apo të gjitha.

Fordi së fundi ka shtuar investimet e saja për veturat elektrike, nga 8 miliardë dollarë sa ishte, në 11 miliardë dollarë ndërsa planifikon që deri në 2022 të ketë 40 modele elektrike në portofolin e saj global.