Auto

Volkswageni Jetta GLI dhe Atlas të gatshëm për SEMA

Volkswageni Jetta GLI dhe Atlas të gatshëm për SEMA
Foto: Auto Blog

Edhe prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, ka përgatitur disa modele të modifikuara për panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara - SEMA, i cili mbahet në Las Vegas nga 5-8 nëntor. Në mesin e këtyre modeleve, janë SUV-i Atlas dhe Jetta GLI.

I quajtur, Volkswagen Jetta GLI by H&R, vjen me amortizatorët “H&R”, rrotat 20-inç “Rotiform”, paketën për aerodinamikën si dhe eksterier me disa zbukurime, transmeton Koha.net. Po ashtu, Volkswageni për SEMA-n e sivjetme ka përgatitur edhe SUV-in Atlas Basecamp Concept, një koncept i përshtatshëm për aventuristët dhe kamping në natyrë.