Auto

Në Britani patentë edhe për dronë, me provim teorie

Përdoruesit e dronëve do të duhet të pajisen me patenta, dhe do të japin provim teorie.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Britaninë e Madhe ka kërkuar që të vendoset një provim teorie për përdoruesit e dronëve, që të vërtetohet se do të dinë t’i drejtojnë pajisjet në mënyrë të ligjshme e të rregullt nëpër vende publike.

Ata që nuk do ta marrin patentën, e cila do të kushtojë rreth 10 euro në vit, do të gjobiten me mbi 1000 euro.

Autoriteti ka propozuar një provim me 20 pyetje, dhe aplikuesit duhet të gjejnë patjetër 16 të sakta nëse duan të përdorin dronë, dhe patentën duhet ta rinovojnë çdo tre vite, përcjell TCH raportimin.

Ligji pritet të hyjë në fuqi, dhe ka pasur mbështetje pasi ka pasur raste kur dronët kanë vënë edhe avionët në rrezik, pasi kanë hyrë në fusha aviacioni, gjë që është bërë e paligjshme që në mars.