Auto

BMW konfirmon M3-shin dhe M4-shin e ri

Foto: BMW

Pas shpërndarjes së fotografive në rrjetet sociale të M3 dhe M4 të ri, udhëheqësit e prodhuesit prestigjioz gjerman, BMW, në mënyrë indirekte kanë konfirmuar zhvillimin e këtyre dy modeleve të reja.

Megjithatë, presidenti i departamentit BMW M - Markus Flasch, ka thënë për “Motoring” se modelete e reja nuk do të arrijnë në treg deri në vitin 2021.

Image
Foto: Evolve Automotive / Facebook

Prodhimi i tyre do të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa premiera e tyre pritet të mbahet nëpër panairet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

“Nuk i kemi konfirmuar zyrtarisht, por mund t’ju them se do të ofrojmë sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme dhe me të gjitha rrotat, marshin manual dhe automatik për të dy modelet”, ka thënë Flasch.

Image
Foto: Wilcoblok / Instagram

Fotografia që ka rrjedh në rrjetet sociale shfaqë M3-shi në linjën e prodhimit me motor Twin-Turbo me gjashtë cilindra, ndërsa Flasch më parë pati treguar se disa versione do të kenë mbi 510 kuajfuqi.