Auto

Seati rifillon prodhimin pas ndërprerjes për shkak të trazirave në Barcelonë

Seati rifillon prodhimin pas ndërprerjes për shkak të trazirave në Barcelonë

Prodhuesi spanjoll ka mbetur pas me prodhimin e 3.500 veturave për shkak të protestave të fundit.

Seat ka rifilluar prodhimin në fabrikën Martorel pasi menaxhmenti i uzinës vendosi të pezullojë shkurtimisht operacionet për shkak të protestave masive dhe rrëmujave në Barcelona.

Një nga arsyet e pezullimit të përkohshëm të punës ishte frika nga një ndërprerje e mundshme e zinxhirit të furnizimit gjatë protestave, por edhe dëshira për të mos i rrezikuar punëtorët në rrugën e tyre për të punuar për shkak të rrëmujës.