Kompania gjermane Expedition Motor për 90,000 dollarë ofron Mercedes G-Classën e modifikuar e cila në fillim të viteve 90-a ka “shërbyer” në ushtrinë gjermane.
Mercedes-Benzi në periudhën e viteve 1990-1993 për nevojat e ushtrisë gjermane ka prodhuar G-Classën me boshtin e shkurtër të rrotave, xhaminë e përparmë të palosshëm si dhe çatinë me pëlhurë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky G-Class ka motor dizel 2.5-litër (OM602) me 5 cilindra.
{gallery}
Pas shkëputjes nga shërbimi ushtarak, disa kopje të G-Classës kanë përfunduar në kompaninë e specializuar amerikane në New Jersey, EMC, e cila merret me restaurimin dhe modifikimin e veturave. Në EMC, po ashtu, shënojnë 40-vjetorin e njërit nga automjeteve më të famshëm për të gjitha terrenet.
Gjithashtu, ky Mercedes G-Class ka të kaluar mbi 2,700 orë dhe procesi i restaurimit dhe modifikimit përfshinë karrocerinë, interierin, amortizatorët, sistemin e frenave, marshin dhe motorin origjinal i cili është rindërtuar deri në vidën e fundit.
Në mesin e detajeve që këtë G-Classën e EMC-së e dallojnë nga ai origjinal janë dritat LED, maska e përparme e re, mbrojtësit e modifikuar, rrotat e reja, etj. Po ashtu, ngjyrën e ulëseve dhe eksterierit e zgjedh blerësi.