Si është të ngasësh në të vërtetë automobil elektrik

Si është të ngasësh në të vërtetë automobil elektrik

Tom Richell 22 September 2019 10:32

Nëntë orë në një udhëtim që ishte supozuar të zgjaste më pak se gjashtë, të sigurt në idenë se janë edhe të paktën dy për të arritur, ndalemi në pompën e katërt gjatë ditës.

Edhe një minutë më shumë dhe do të mbeteshim, duke e thirrur “AA” (Shërbimet emergjente v.j.). Partnerja ime i thërret prindërit e saj dhe ua shpjegon vonesën e fundit. Shpejt e kuptoj se jam në mëshirë të baterisë së litiumit.

Kam qenë i interesuar për të blerë një automobil elektrik qe një kohë. Ndryshimi klimatik është temë e nxehtë dhe qeveria po mbetet larg caqeve të caktuara për të arritur zero emetim karboni deri më 2050, andaj sigurisht që unë do të bëj pjesën time?

Kam vozitur disa modele të automobilave elektrikë nëpër distanca të shkurtra në të kaluarën, por kurrë në një udhëtim kaq të gjatë. Koha ishte e përsosur: Me një planifikim veror në thellësi të Cornwallit, partnerja ime dhe unë vendosëm të refuzojmë tarifën e shtrenjtë të trenit dhe vendosëm të bënim udhëtimin nga Londra me automobil elektrik.

Automobili që do të ngisnim ishte një “Volkswagen e-Golf”. Estetikisht identik me një “Golf” të zakonshëm, automobili s’dallon nga modelet benzinë e dizel me dizajnime të ndërlikuara sikur “Nissan Leaf” e “Tesla Model”. Një ‘e’ e kaltër e vogël përpara dhe prapa është krejt çka dallon.

Jo të gjithë duan t’i tregojnë botës se sa progresivë janë, në fakt ndoshta kjo përgjumje ka qenë barrierë për shumë njerëz që të fokusohen në automobila elektrikë. Ata nuk duan të duken mirë, përkundrazi përzihen në heshtje dhe ndjekin punët e tyre.

Pas një bisede me pak pronarë automobilash elektrikë, shpejt kuptova që pengesa e parë për ta kaluar është distanca e baterisë në dispozicion. Udhëtimi jonë ishte diku rreth 300 milje (480km). “e-Golf” ka një distancë të reklamuar prej 180 miljesh (290km), andaj më duhej vetëm një ndalesë përgjatë udhëtimit. “S’ka problem”, kisha menduar, me naivitet....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme