Aksidentohet automobilisti Kalenderi, s’arrin të përfundojë garën në Buzet

Aksidentohet automobilisti Kalenderi, s’arrin të përfundojë garën në Buzet

15 September 2019 14:05

Automobilisti Liridon Kalenderi nuk ka arritur të përfundojë garën në Buzet, pasi sot ka pasur aksident, i cili në dukje të parë duket mjaft i frikshëm, por që për fat të mirë të tij ka kaluar vetëm me dëme materiale, bën të ditur FASK-u përmes një komunikate për media.

“Kam pasur aksident në vozitjen e parë dhe më vjen shumë keq që ndodhi, sepse realisht nuk është dashur të ndodhte. Përparësia ndaj rivalëve ka qenë e madhe, prandaj nuk kam pasur nevojë të rrezikojë asgjë. Mirëpo, duket se asfalti në atë pjesë nuk ka qenë shumë i përshtatshëm, por me gjasë edhe vetura në trapin e prapmë nuk ishte në gjendjen më të mirë. Sidoqoftë, gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale, por po e përsëris që më vjen shumë keq që e humbëm mundësinë të kthehemi me fitore nga një garë kaq prestigjioze”, ka thënë Kalenderi pak çaste pas aksidentit, transmeton Koha.net.

Ndërsa, dje ai ishte bindshëm më i miri në provat zyrtare dhe me të drejtë pritej që sot të ishte i pari.

Garën nuk e ka përfunduar as pretendenti tjetër për të fituar, italiani Antonino Migliuolo, i cili po ashtu sot ka pasur aksident.

Kosova në Buzet u paraqit me 7 garues.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Asdren17/09/2019 09:20

Po normal qe me yrysh nuk shkon kjo pune. Keq qe ne kete fatkeqesi me e kuptu, se atje nuk shkohet si ne Kangjegj, po shkohet me dal i pari ne grupen N, si Lajqi ne 2017. Mend per tjera here, edhe ishalla Karma sjau kthen mbrapa.

Shto koment

Të ngjashme