Auto

Opel Corsa-e, vetura e parë krejtësisht elektrike për gara

Prodhuesi gjerman i veturave Opel ka ndërtuar atë që pretendon se është vetura e parë e garave krejtësisht elektrike, veturë e cila është e bazuar në veturën e parë elektrike të prodhuesit.

Corsa-e është hera e parë që prodhuesi i veturave ofron një version elektrik me bateri të Corsa-s, një prej modeleve më të famshme të saja.

“Nuk është rastësi që modeli ynë i parë krejtësisht elektrik i gjeneratës së re është një Corsa, modeli ynë më i famshëm dhe një prej veturave më të shitura në Evropë”, ka thënë Michael Lohscheller para gazetarëve në një konferencë për media këtë vit në Russelsheim, Gjermani, duke paralajmëruar strategjinë e kompanisë për elektrifikim, transmeton Koha.net.

“Modeli Corsa-e, jo vetëm se e bën lëvizjen elektrike më praktike dhe më të volitshme, por edhe më të qasshme”.

Vetura në versionin e garave ofron një skelet të lehtë e të sigurt. Brenda tij gjendet edhe një fikës elektrik i zjarrit, largim i shpejtë i tavanit si dhe shkathtësi regjeneruese të frenimit për të rritur sigurinë.

Opel-i planifikon të prodhojë 15 vetura garuese, specifikisht për ADAS Opel e-Rally Cup 2020 deri më 2021, sipas “Roadshow”. Gara me vetura elektrike, që është e para e këtij lloji, mbledh rreth 100 shoferë të rinj nga 18 vende për të garuar me vetura elektrike, sipas presidentit të “ADAC Sport”, Hermann Tomczyk.

Opel-i ka në plan të zgjerojë gamën e modeleve elektrike, përfshirë edhe atë që pritet të jetë modeli i parë i kompanisë hibridi plug-in me tërheqje me të gjitha rrotat, Grandland X Hybrid4. Prodhuesi i veturave planifikon të ketë një version elektrik për të gjitha modelet e veta deri më 2024, sipas CEO-s së Opel-it, Michael Lohscheller.

Më poshtë mund të shihni veturën e parë krejtësisht elektrike të destinuar për gara, e cila u prezantua pak para zbulimit të saj zyrtar në Frankfurt Auto Show.

{gallery}