Auto

Kristian Thaqi debuton me sukses në Formula 4

Auto sporti i Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme dhe kjo po dëshmohet me rezultatet e arritura në arenën ndërkombëtare.

Diçka e tillë ndodhi këtë të shtunë. Garuesi me licencë të Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK), Kristian Thaqi, sot ka debutuar me sukses në ADAC Formula 4, garë që po mbahet në Hockhenimring, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Në provat zyrtare që u zhvilluan sot, Thaqi pati paraqitje mjaft të mirë dhe u rendit në pozitën e 8-të, ndërsa FASK i uron sukses edhe më të madh nesër në garën zyrtare.

{gallery}

Thaqi ka garuar tre vjet me karting, ndërsa jeton me familjen e tij në Karlsruhe të Gjermanisë, derisa me prejardhje është nga Klina.