Auto

Sektori global i makinave më ndotës sesa e gjithë BE-ja

Vjenë, 10 shtator – Sektori global i makinave, ku përfshihet industria dhe trafiku, shkakton nivele më të larta të dyoksidit të karbonit sesa i gjithë Bashkimi Europian.

Sipas Greenpeace, ndërsa prodhuesit e makinave lanë një gjurmë CO2 prej 4,8 gigatonësh në krahasim me nivelet e CO2 në vitin 2018, emetimet vjetore të efektit serrë në të tërë BE-në arritën në 4,1 Gt.

Sipas raportit, ndotësi më i madh i klimës ka qenë Volkswageni.

“Industria e makinave nuk po e merr seriozisht krizën klimatike”, u shpreh zëdhënësi i Greenpeace.

Organizata ambientaliste kërkoi që deri në vitin 2028 t’u jepet fund motorëve me djegie të brendshme.

Trafiku ishte problemi më i madh në politikën austriake për mbrojtjen e klimës/ ATSH-APA.