Auto

Njeriu që ia dha dominimin “Volkswagenit”

Ferdinand Piëch, njeriu që udhëhoqi për dy dekada “Volkswagenin”, të shënuara me rritje të shpejtë ndërkombëtare, por edhe me skandale, ka vdekur në fund të muajit gusht në Rosenheim, një qytet në Bavari, në moshën 82-vjeçare.

Bashkëshortja e tij, Ursula Piëch, përmes një njoftimi tha se ai vdiq “papritmas”, por nuk dha ndonjë arsye. Mediat gjermane kanë raportuar se Piëch kishte kolapsuar në një restorant.

Krahas gjyshit të tij, Ferdinand Porsche, dizajnuesi i “Volkswagen Beetle”, Piëch ishte në mesin e zyrtarëve më me ndikim në automobilizëm në shekullin e shkuar. Nën udhëheqjen e tij, “Volkswageni” u bë kompania më e madhe e automobilave në Evropë me dallim të konsiderueshëm dhe e rivalizoi “Toyotan” për titullin e prodhuesit më të madh të automobilave në botë.

Piëch po ashtu ishte shef famëkeq i cili e drejtonte “Volkswagenin” si një çiflig personal. Numri i shkarkimeve të zyrtarëve të lartë që dështuan të arrijnë caqet dhe toleranca e tij e dukshme për sjelljet e dyshimta, çoi në kritika se ka krijuar një kulturë autoritare në kompani, që më pas i kushtoi rëndë me skandalin për mashtrim me emetim gazrash.

Piëch ishte lindur në Vjenë më 17 prill, 1937. Të dy prindërit e tij ishin nazistë. Babai, Antoni, ishte një avokat, ndërsa nëna Louise ishte e bija e Ferdinand Porsches, inxhinieri të cilin Adolf Hitleri e kishte punësuar për të krijuar “automobilin e popullit”. Ishte i njëjti automobil që pas Luftës së Dytë Botërore u njoh si “Beetle”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)