Volkswageni thotë se nuk është i interesuar të blejë aksionet e Teslas

Volkswageni thotë se nuk është i interesuar të blejë aksionet e Teslas

24 August 2019 15:18

Volkswageni ka hedhur poshtë raportimet se dëshiron të blejë aksione te Teslas, raporton Reuters.

Ditë më parë mediat botërore kishin raportuar se drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Herbert Diess ka shprehur interesim për të blerë aksione në kompaninë amerikane në mënyrë që të ketë qasje në teknologjinë softuerike dhe baterive të saj, transmeton Koha.net.

“Spekulimet për blerjen e aksioneve në Tesla të bërë nga Revista Manager është e pabazë”, ka thënë një zëdhënës i Volkswagenit për Reuters.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme