Automjeti i ri i marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë SUV

Automjeti i ri i marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë SUV

23 August 2019 14:50

Automjeti që është miratuar si zëvendësuesi i legjendarit “Humvee”, automjeti kryesor i transportit për trupat amerikane në fushëbetejë, ka nisur të prodhohet e të dërgohet në masë për Marinën amerikane.

Automjeti i ri “JLTV” i prodhuar nga Oshkosh, ka dhënë rezultate shumë më të larta se parardhësi i tij, ndaj krerët e ushtrisë amerikane kanë nxituar që ta vënë në testim.

Image

Marina amerikane ka porositur fillimisht 9000 automjete të tilla, që janë sa 60 % e gjithë flotës së tyre me Humvee, të cilat janë 15.390 në total.

Britania, po ashtu, pritet të blejë automjete të tilla me një vlerë prej 1 miliard dollarësh.

Kompania Oshkosh nga Uiskonsin e fitoi tenderin kundër gjigantit “Lockheed Martin” dhe ka fituar një kontratë që do të shkojë deri në 30 miliardë dollarë, deri në fund.

Image

Humvee e humbi pak shkëlqimin gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan. Zyrtarët amerikanë shpresojnë që JLTV e Oshkoshit do t’iu japë më shumë siguri ndaj minave, më shumë fleksibilitet dhe shpejtësi./dita

Komentet

Shto koment

Të ngjashme