Auto

Opeli zgjeron ofertën me versionin 4x4 të Combo Cargos

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Opel, njofton se ka zgjeruar ofertën e vet edhe me versionin 4x4 të modelit të ri Combo Cargo.

Combo Cargo ka sistemin francez të tërheqjes, 4x4, nga kompania “Dangel” dhe ky model në Gjermani kushton 6,400 euro më shtrenjt për dallim nga modeli standard.

Opel Combo Cargo 4x4, po ashtu, vjen me motor dizel 1.5-litër me kapacitet prej 96 kW/130 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi, transmeton Koha.net. Duhet theksuar edhe se ky model për shoferin ka në dispozicion dy opsione të vozitjes të quajtura “ECO 2WD” dhe “AUTO 2WD”.

{gallery}

Sipas të dhënave të kompanisë, ky version 4x4 shpenzon karburant mesatarisht 5.4-litër në 100 kilometra, si dhe emeton dyoksid të karbonit (CO2) 144 gramë për kilometër.

Gjithashtu, Combo Cargo 4x4 mund të ngarkohet deri në 880 kilogramë dhe vjen me disa pjesë për siguri dhe është më i lartë. Po ashtu, vjen edhe me sistemin automatik të frenimit, sistemin për detektim të këmbësorëve, ekranin Head-Up (ekrani transparent), sistemin për paralajmërim të veturave në “këndin e vdekur”, si dhe ekranin 8.0-inç ‘touchscreen’.