Mercedes EQS do të arrijë më 2022 Foto: Auto Express

Mercedes EQS do të arrijë më 2022

04 August 2019 17:05

Modeli më i ri tërësisht elektrik i Mercedesit, EQS, i cili vjen me platformën e re EV, do të dalë në treg në vitin 2022.

Ai do të jetë në krye të ofertave të Mercedesit mes dhjetë modeleve të shpallura të gjitha elektrike që do të arrijnë brenda tri vjetëve.

Një ‘klon’ elektrik i S-Classës, Mercedes EQS do të bashkohet me modelet ekzistuese EQC dhe Hatchbackun e ardhshëm EQV MVP dhe EQA.

Ndërsa EQC është bërë në një version të adaptuar të platformës në të cilën bazohet SUV GLC, EQS do të jetë Mercedesi i parë në një platformë të krijuar posaçërisht për automjetet elektrike.

Sedani i ri Mercedesit, po ashtu, do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, me kapacitet prej 400 kuajfuqi si dhe me baterinë prej së paku 80 kWh./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme