Auto

Spiunohet gjatë testimit Volkswageni crossover elektrik

2019-shi do të jetë viti kur Volkswagen do të lansoj veturën elektrike të parë të saj të prodhuar në masë.

Kjo veturë është e madhësisë së Golfit, por që detajet e saja nuk kanë mundur të vërehen, pasi VW e ka kamufluar shumë mirë atë.

Me aq sa vërehet ky crossover elektrik do të pozicionohen në mes të Tiguanit dhe Tiguan Allspaceit në terme të dimensioneve të jashtme, transmeton koha.net

Ky model që mendohet që ka emrin I.D. Crozz do të ketë arkitekturën e njëjtë me ID.3 si dhe do ta ketë platformën MEB me të gjitha rrotat aktive e do të ketë dy motorë elektrik, një nga para një nga pas të cilët do të prodhojnë mbi 300 kuajfuqi.

Një paketim i madh i baterive do të bëjë që kjo veturë do të mund të përshkoj rreth 500 kilometra rrugë me një mbushje të vetme, e për vetëm 30 minuta do të mund të mbushen rreth 80%.

{gallery}