Nissani ka konfirmuar se do të mbyll 12,500 vende pune globalisht dhe se do të reduktoj prodhimin për 10 për qind deri në 2020-ën për të përballuar rënien masive të profitit.
Prodhuesi japonez i veturave ka pasur rënie të profitit neto për 94.5 për qind nga 958 milionë në vetëm 53 milionë në çerekun e parë të 2019-ës, transmeton koha.net.
Mbyllja e 12,500 vendeve të punës paraqet humbjen e rreth 9 për qind të forcës punëtore globale të saj.
Nissani ende nuk ka treguar se në cilat fabrika të saja do të shkurtoj vendet e punës.