Teknologjia e shtrenjtë për vozitje autonome ngut bashkimin e madh

Teknologjia e shtrenjtë për vozitje autonome ngut bashkimin e madh

21 July 2019 09:17

“Ford Motor” dhe “Volkswageni” janë bashkuar në zhvillimin e automobilave autonomë dhe në ndarjen e përbërësve për automobilat elektrikë. Lëvizja është zgjerim i aleancës ekzistuese dhe tregon se si autoprodhuesit po eliminojnë rivalitetet për të menaxhuar shpenzimet për teknologjitë e reja.

Marrëveshja bën që “Volkswageni” të blejë aksione në kompaninë e re të “Fordit” që po zhvillon teknologjitë autonome dhe “Fordi” të përdorë përbërësit për automobila elektrikë, që janë prodhuar nga “Volkswageni”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Teksa shitjet e automobilave po bien vazhdimisht në botë, prodhuesit e automobilave po kanë pak zgjedhje, pos që t’i bashkojnë forcat për të mposhtur sfiduesit e rinj e për të shmangur “daljen nga përdorimi”.

“Do të ketë vetëm fitues që krijojnë platformat për të ardhmen”, ka thënë shefi ekzekutiv i “Fordit”, Jim Hackett, në një konferencë për media. “Nuk mund të vonohemi”.

Duke theksuar sfidat financiare me të cilat po përballet industria, “Daimler”, prodhuesi i automobilave “Mercedes-Benz”, ka paralajmëruar se do të raportojë humbje financiare në tremujorin e dytë të vitit 2019.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme